Infektohen me Koronavirus dy hipopotamë në Belgjikë

Evropë

Infektohen me Koronavirus dy hipopotamë në Belgjikë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:43
Kafshët janë mirë, por nuk dihet si janë infektuar. Mbyllet kopshti zoologjik

Dy hipopotamë në një kopsht zoologjik në Belgjikë janë testuar pozitivë me COVID-19 dhe janë në izolim, lajmin e njoftoi kopshti zoologjik, duke thënë se ishte hera e parë që virusi ishte shfaqur në speciet e kafshëve.

Laboratori Kombëtar Veterinar belg ka konfirmuar se në kopshtin zoologjik të Antëerp, hipopotami 14-vjeçar Imani dhe 41-vjeçari Hermien, janë infektuar me koronavirus.

Nuk është e qartë se si u infektuan, por të dyja kafshët janë ne gjendje te mirë shëndetësore, përveç që u rrjedhin shumë hundët. Të gjitha kafshët në kopshtin zoologjik u testuan për COVID-19 dhe nuk u gjet asnjë rast infektimi.

Zona ku ndodhen hipopotamët është e mbyllur për vizitorët dhe do të rihapet kur kafshët të rezultojnë negativ nga virusi. Rojet e kopshtit zoologjik kanë rezultuar negativ dhe duhet të mbajnë maska dhe syze sigurie, të dezinfektojnë këpucët përpara se t’u afrohen kafshëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat