Britania e Madhe ka ashpërsuar masat kufizuese për personat që hyjnë në ishull, të cilëve duke filluar nga e marta do t’u kërkohet test negative anti-Covid.
Sipas BBC, masa është kushtëzuar nga përhapja e Omicron.
Udhëtarëve do t'u kërkohet të paraqesin prova se kanë kaluar në tre muajt e funditn Covid, ose test PCR negativ për të hyrë. Aktualisht kërkohet vetëm që të izolohen derisa të rezultojnë negativë brenda dy ditëve nga mbërritja.
Nigeria gjithashtu do të shtohet nga e hëna në listën e kuqe të vendeve nga ku njerëzit që vijnë duhet të karantinohen në një hotel për 10 ditë.
Vendimet vijnë pas presionit ndaj qeverisë për të shtrënguar masat kufizuese pas rritjes së fortë të rasteve pozitive të kësaj jave në Britaninë e Madhe, që ka ndër masat më të lehta në Europë.