Një shofer kamioni dhe një pilot kanë mbetur relativisht të palënduar pasi një aeroplan bëri një ulje emergjente në një autostradë.
Dhe sipas mediave të huaja, policia vlerëson se kostoja e incidentit do të arrijë në dhjetëra mijëra euro.
Siç bëhet e ditur më tej, një pilot përplasi aeroplanin e tij të vogël me një kamion të shtunën, pasi u detyrua të bënte një ulje emergjente në një urë autostrade, konfirmoi policia lokale në një deklaratë.
Mediat shkruajnë se 72-vjeçari kishte fluturuar nga Franca në Holandë, mbi shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz, kur motori i tij i vetëm filloi të kishte probleme dhe ai duhej të vendoste shpejt se kur do ta “lëshonte” aeroplanin.
Kështu ai u ul në Schwarzbachtalbrücke – një urë 100 metra e lartë pranë qytetit të Pirmasens në Gjermaninë perëndimore, në kufirin me Francën.
Në urë, aeroplani u përplas me një kamion që po afrohej. Piloti mbeti me lëndime të lehta ndërsa shoferi i kamionit doli i palënduar, tha policia.
Si pasojë, forca të shumta të shërbimit të urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërkohë që e gjithë rruga duhej të mbyllej plotësisht ndërsa policia pastronte karburantin dhe largoi aeroplanin.