Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi se shenjat e para tregojnë se varianti Omicron i koronavirusit është “më ngjitës” se varianti Delta.
Johnson në mbledhjen e kabinetit ka bërë vlerësime për zhvillimet e fundit në lidhje me variantin Omicron.
“Kryeministri tha se është shumë herët për të nxjerrë konkluzione për karakteristikat e Omicron-it, por indikacionet e para janë se është më ngjitës se Delta”, tha zëdhënësi i kryeministrit në një deklaratë për takimin.
Zëdhënësi gjithashtu tha se nuk ka asnjë diskutim midis ekipit të lartë të kryeministrit nëse qeveria duhet të prezantojë masat e Planit B për të luftuar COVID-19 këtë dimër.
– Zbulohen 336 raste me Omicron
Deri më dje, në Britani janë zbuluar 336 raste me Omicron, përfshirë 261 në Angli, 71 në Skoci dhe 4 në Uells.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, gjithashtu ka deklaruar se varianti Omicron ka filluar të përhapet në më shumë se një rajon në gjithë vendin, duke shtuar: “Kjo përfshin raste që nuk kanë lidhje me udhëtimet ndërkombëtare. Prandaj, tani mund të konkludojmë se ka përhapje komunitare në më shumë se një rajonin e Anglisë”.