Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjes sizmike. Mediat e huaja raportojnë se këtë të martë një tërmet ka goditur zonën e Arkalochorit.
Tërmeti është ndjerë në të gjithë zonën rajonale Heraklion.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur pak pas orës 22:30 dhe ka qenë me magnitudë 3,6 Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 2 km në lindje të Arkalochorit ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 5 km.