Se si duket, por tashmë ajo është ish-kancelare.
Në ditën e parë në pension, Angela Merkel, 67 vjeç, u fotografua në mëngjes herët.
Edhe pse ajo kishte thënë se do të flinte më shumë gjumë, Merkel e la apartamentin e saj në Berlin në mëngjes dhe shkoi në zyrë, në një ditë me trafik të rënduar dhe me temperatura të akullta.
Sipas gazetës BILD, më vonë ajo u fotografua duke bërë pazarin. Monedhën për të marrë karrocën e blerjeve ia mori truprojës.
Edhe kur ishte kancelare, ajo është fotografuar duke i bërë vetë blerjet.
Ndërkohë tani u kthye në shtëpi më herët, ndryshe kur ishte kancelare që qëndronte në zyrë deri në orët e vona.