118 viktima dhe mbi 20 mijë të infektuar me Covid në Itali

Evropë

118 viktima dhe mbi 20 mijë të infektuar me Covid në Itali

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Një shifër e lartë e të infektuarve me Covid është shënuar gjatë orëve të fundit në Itali.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar të infektuar me Covid 20 497 qytetarë nga 716.287 testime dhe kanë humbur jetën 118 viktima.

Ndërkaq në spital vijojnë që të jenë në terapi intensive 816 pacientë, krahasuar me një ditë më parë janë 5 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 5,185,270 mes të cilëve kanë humbur jetën 134,669 qytetarë dhe kanë fituar betejën me Covid 4,787,453 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat