Vuçiq do të çmendet – protesta të reja gjithë qytetare në Beograd dhe tërë Serbinë

Evropë

Vuçiq do të çmendet – protesta të reja gjithë qytetare në Beograd dhe tërë Serbinë

Nga: F. B. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:02
Aleksander Vuçiq

"Kryengritja ekologjike së bashku me 40 iniciativa edhe lëvizje e aktivistë në takimin e sotshëm morën vendim që të ftojnë protestë gjithë qytetare dhe bllokada që do organizohet në gjithë Serbinë me 11 dhjetor në ora 14.00, shenjat e lëshimit pe janë shenja inkurajimi, por është larg “fitores” thuhet në kumtesën e kryengritjs ekologjike”, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

“Kërkesat tona ultimative që kemi proklamuar dhe përsëritur publikisht në protestat e shtatorit është që anulohet projekti i minierës Rio Tinta në luginen  Jadra, të gjitha memorandumet edhe marrëveshjet për te që janë nënshkruar nga pushteti aktual edhe i kaluar duhet të bëhen publike e të anulohet me procedurë të shpejtë”.

I japim mbështetje të madhe iniciativës zyrtare të qytetarëve të Loznicës të nënshkruar nga 5 mijë e 400 persona, ku kërkohet anulimi i projektit për minierë në Loznicë përkatësisht Gornjih Nedeljica.

Në protestën para RTS po ashtu u kërkua heqja e propagandës për minierën sepse ajo mashtron opinionin dhe frekuencat kombëtare duhet të hapen urgjentisht për ekspertët dhe shkencëtarët që do shpjegonin rrezikun që po na përgatitet.

Përsërisim ftesën policisë që qetë edhe sipas ligjit të siguroj tubimet tona dhe të evitojnë secilën formë të represionit dhe frikësimit dhe të anulohen fletë-paditë penale për qytetarë sepse janë jo legjitime. Po ashtu presim që ata që drejtuan eskavatorët edhe rrahën qytetarët në Shabac ë identifikohen edhe ndaj tyre të ngritët procedura penale dhe apelojmë te prokuroria për nisjen e këtyre procedurave.

Sipas planit bllokada do ketë në këto qytete të Serbisë: Beograd, Nish, Novi Sad, Uzhice, Pozharevac, Topola, Kragujevc, Smederevo, Shabac, Zemun, Pançevo, Lazarevc, Arangjelovac, Çaçak, Shid, Prokuplje, Boljevac, Priboj, Nova varosh, Subotica, Gornji Milanovac, Kladovo, Kragujevac, Baçka palanka, Valjevo, Sombor, Veliko gradishte, Vlasotince, Vrshac, Pozharevac, Stara Pazova, Aleksinac, Sremska Mitrovica…

Protestat do mbështeten edhe nga diaspora në Berlin, Mynhen, Prag, Njujorku dhe para selisë së Rio Tinto në Londër.

“Ju ftojmë në unitet edhe grumbullim më të madh se asnjëherë dhe me bllokada të vazhdojmë luftën e përbashkët për vendin, ujin ajrin dhe dinjitetin e njerëzve”, thuhet në kumtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat