Dodik krahason veten me ish-kryeministrin britanik, kjo është arsyeja

Evropë

Dodik krahason veten me ish-kryeministrin britanik, kjo është arsyeja

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 22:12
Mirolad Dodik

Lideri serb i Bosnje dhe Hercegovinës, Mirolad Dodik, i cili u akuzua për rrezikim të luftës për të shpërbërë Bosnjën e ka krahasuar veten e tij me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Pas përpjekjeve të këtij të fundit për të rinegociuar kushtet e anëtarësimit të Britanisë në BE, përpara referendumit të Brexit.

Dodik tha se shkëputja e Republika Srpska nga Bosnja do të ishte e mundur vetëm në rast se kërkesa e tij do të refuzohej për të rimarrë kontrollin e administratës tatimore, gjyqësorin dhe ushtrinë, shkruan The Guardian.

Dodik në parlamentin e Republika Srpska tha se ai synon të ketë një periudhë gjashtë-mujore me negociata së bashku me udhëheqësit kroat dhe boshnjak, në lidhje me një marrëveshje të re.

Ai shtoi se kjo erdhi pasi politikanët vendas mbështetën një rezolutë sipas të cilës etnitetet do të merrnin në mënyrë të njëanshme kompetencat ekzekutive nëse do të ishte e nevojshme.

Dodik tha se fjalimi i tij ishte mbështetur në “fjalimin e Bloomberg” të Cameron në 2013, në të cilin kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar kishte paraqitur kërkesat për kushte të reja të anëtarësimit të Britanisë në BE.

“Në këtë fjalim, unë zëvendësova Britaninë e Madhe me Republikën Srpska dhe Bosnje dhe Hercegovinën me Bashkimin Evropian,” tha Dodik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat