Droni i ri i Turqisë shkatërron bombat me shufrën e rrezes lazer

Evropë

Droni i ri i Turqisë shkatërron bombat me shufrën e rrezes lazer

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Turqia njofton së fundmi se ka krijuar një dron për eliminimin e bombave të pajisur me një “shufër” rreze lazeri që mund të shpojë çelikun e përforcuar.

Mjeti ajror do të nisë përdorimin nga ushtria pas përfundimit të testeve.

Droni i quajtur ‘Eren’ është dizenjuar të shkatërrojë bombat dhe municione të tjera duke u ngritur deri në 3,000 metra lartësi mbi nivelin e detit, njofton agjencia shtetërore turke Anadolu.

Mjeti mund të“neutralizojë mjetet eksplozive ka qenë nevoja për personel xhenier” në terren tha zyrtari  lartë i policisë Aykut Eroglu.

Eroglu shtoi se në testime shifra e lazerit e Eren kishte shpuar pllakën e çelikut 3 mm të trashë nga një distancë prej 500 metrash. Ai deklaroi se kjo ndodhi brenda 10 sekondash teksa droni fluturonte 100 metra larg objektivit të tij.

Droni u krijua nga kompania shtetërore ushtarake TUBITAK, në bashkëpunim me grupin turk Asisguard. Ai ishte prezantuar në panairin ushtarak të Konya në tetor dhe do të merret në dorëzim nga ushtria pas kompletimit të testeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat