Evropa përbën shumicën e rasteve me COVID-19, ndërkohë që po përballet më një tjetër valë të pandemisë për shkak të përhapjes së variantit Omicron, sipas një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të AA mbi ashpërsinë e variantit dominues Delta, pavarësisht Omicront, Margaret Harris deklaroi: “Evropa është shtytësi kryesor, pasi 65 për qind e rasteve në botë janë regjistruar në këtë kontinent”.
Harris u shpreh se gjithashtu se është e nevojshme marrja e masave për të parandaluar virusin, të tilla si masat sociale dhe vaksinimi.
Varianti Omicron deri më tani është përhapur në 58 vende, pas identifikimit të rastit të parë në Afrikën e Jugut.