Një person ka mbetur i vdekur dhe nëntë të tjerë janë zhdukur pasi një ndërtesë u shemb në qytetin sicilian të Ravanusas, Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës, raporton Shërbimi i Zjarrfikësve Vigili del Fuoco dhe agjencisë së lajmeve ANSA.
Ekipet e urgjencës zbuluan trupin e një burri ndërsa vazhdonin të kërkonin të mbijetuarit në rrënoja, tha shërbimi zjarrfikës Vigili del Fuoco në llogarinë e tij zyrtare në "Twitter".
Dy gra janë shpëtuar deri më tani, njëra prej të cilave u nxor e gjallë nga rrënojat, sipas shërbimit zjarrfikës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/12/auto_-640-0-61b5a37ed1ac81639294142.jpg)
Autoritetet italiane thanë se ndërtesa u shemb pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje e madhe gazi, e cila shkatërroi tre shtëpi dhe dëmtoi një tjetër.
“Gazi është akumuluar në bodrum ose në një mjedis të mbyllur. Aktivizimi i ashensorit gjithashtu mund të ketë shkaktuar shpërthimin”, tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve Agrigento, Giuseppe Merendino.
“Në ditët në vijim do të kryejmë hetime më të detajuara”, tha ai, duke shtuar se “një shpërthim i tillë është një ngjarje e jashtëzakonshme”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/12/auto_-640-0-61b5a37ea862a1639294144.jpg)