Shifra të larta në Greqi: Mbi 3 mijë raste të reja dhe 90 viktima

Evropë

Shifra të larta në Greqi: Mbi 3 mijë raste të reja dhe 90 viktima

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Autoritetet greke të shëndetësisë njoftuan sot 3225 raste të reja me Covid. Me këtë shifër numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 1.002.877, nga të cilët 50.5% meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 88 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2730 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Vijoj të mbetet i lartë numri i viktimave. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 90 qytetarë si pasojë e virusit.

Sakaq, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 19248. Sipas të dhënave, 95.3% kishin një sëmundje shoqëruese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat