Austria i ka dhënë fund kufizimeve të bllokimit për personat e vaksinuar në pjesën më të madhe të vendit. Vendimi vije tre javë pas rivendosjes së rregullave të rrepta për të luftuar një valë në rritje të infeksioneve me koronavirus.
Rregullat, të cilat ndryshojnë sipas rajonit brenda vendit, lejojnë kryesisht rihapjen e teatrove, muzeve dhe vendeve të tjera kulturore dhe argëtuese të dielën. Dyqanet do të vijojnë të hënën.
Disa rajone po rihapin restorantet dhe hotelet të dielën, ndërsa të tjerët do të presin deri në fund të muajit. Në të gjitha rastet, do të ketë orë policore nga ora 23:00 për restorantet dhe do të kërkohen ende maska në transport publik, e brenda dyqaneve dhe hapësirave publike.
Personat e pavaksinuar do t’i nënshtrohen kufizimeve të bllokimit dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi për të gjitha, përveç një sërë arsyesh specifike, si blerja e sendeve ushqimore, shkuarja te mjeku ose stërvitja, shkruan Theguardian.
Zyrtarët austriakë kanë theksuar se normat e larta të vaksinimit janë të nevojshme për të kontrolluar virusin. Vetëm 67.7% e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar, një normë relativisht e ulët për Evropën Perëndimore. Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në të gjithë vendin në javët e fundit kundër kufizimeve të bllokimit.