Sot në Mal të Zi, ishte planifikuar të mbahet seanca plenare ku do të shqyrtohej nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Mirëpo, opozita vendosi sot të tërhiqet nga iniciativa për votimin e mosbesimit të Qeverisë.
Pro nismës së opozitës ishte edhe kryetari i Lëvizjes Qytetare “Ura”, Dritan Abazoviq, i cili kishte thënë se për të dalë nga kriza politike, duhet të shkohej në zgjedhje të parakohshme.
Edhe, presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviç kishte shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të kishte sukses.