Prokurori kryesor i Gjykatës së Hagës, Serge Bramerc ka dënuar sot para Këshillit të Sigurimit të OKB-së “mohimin e gjenocidit dhe festimin e ktë dënuarve si kriminel lufte”, duke përmendur si shembull “muralin e Mladiçit” në Beograd.
“Kjo është e pamenduar që akoma aq shumë njerëz Mladiçin e shohin si hero serb edhe pse i dënuar me burgim zë përjetshëm në bazë të materialit të shumtë dëshmues për krimet e tij” tha Bramerc, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.
Gjykata ndërkombëtare për krime në Hagë Ratko Mladiçin (78) ish komandant i Ushtrisë së Republika Srspska e ka dënuar me burg të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë dhe për krime ndaj njerëzimit në BeH ndërmjet viteve 1992-95.
Murali i Mladiç në Beograd “sot pas 25 viteve, tregon se ende ka të tillë që mohojnë, relativizojnë dhe zvogëlojnë gjenocidin kundër njerëzimit dhe krimet e luftës si fakte të dëshmuara gjyqësore”, nënvizoi Bramerc.
Në të njëjtën kohë prokurori kryesor ka dënuar edhe pushtetin në Kroaci për pamundësimin e hetimeve të krimeve të ushtarëve kroat ndaj serbëve.
“Çfarë porosie dërgon qeveria e Kroacisë kur gjykatave të veta iu pamundëson hetimet për krime ndaj serbëve të Bosnjës”, pyeti ai.
Bramerc theksoi se “si politikanët boshnjak mund të insistojnë në respektimin e vendimeve për viktimat e tyre, ndërsa ndjekjen e komandantëve të tyre e quajnë të motivuar politikisht”.
"Disa thonë se e vërteta edhe drejtësia burim i konfliktit në shoqëri, është realitet që mohimi i gjenocidit dhe festimi i kriminelëve të luftës po shfrytëzohet si pamundësim i pajtimit, shprehje e urrejtjes dhe nxitje e destabilizimit të paqes e sigurisë”, tha Bramerc.
Duke paraqitur raportin e punës së Gjykatës së Hagës para KS të OKB, Bramerc nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të prokurorisë së Hagës me prokurorët për krime të luftës në Jugosllavi.