Ofrohen 15 paga mbi 6000 euro muaji, kjo është puna që ka mungesë punëtorësh në Austri

Evropë

Ofrohen 15 paga mbi 6000 euro muaji, kjo është puna që ka mungesë punëtorësh në Austri

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:28
Ilustrim

Një konkurs për vend të lirë pune që u botua në Kleine Zeitung në Austri, është bërë hit për shkak të kushteve që punonjësi i ardhshëm duhet t’i përmbushë, por edhe për shkak të pagës që e ofron kompania.

Punëdhënësi ofron 15 paga në vit në vlerë prej 6.000 euro në muaj, e në këmbim kërkon dikë që të njëjtën kohë do të mund të luante rolin e kujdestares në shtëpi, kuzhinierit privat dhe të teknikut e kopshtarit.

Përveç vaksinimit kundër koronavirusit, kandidati ka nevojë të jetë trajnuar në fushën e gastronomisë dhe turizmit si dhe të ketë përvojë të punës në “hotelet ekskluzive”.

E në mesin e kushteve, thuhet se kandidati duhet të jetë “i mrekullueshëm në sjellje, i kujdesshëm dhe të jetë fleksibil, besnik dhe diskret”.

Duhet ta ketë edhe “dëshirën për udhëtime dhe dashuri për kafshë". Mbetet të shihet nëse do të ketë kandidatë për punën e re, kjo për shkak të pagës së majme.

Megjithatë mjaftuan kushtet e parashtruara që përdoruesit e rrjeteve sociale të tallen me punëdhënësin, duke thënë se ai qenka në kërkim të një “super punëtori me aftësi të jashtëzakonshme”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat