Kriza ekonomike në Turqi – qytetarët krijojnë radhë të gjata për të blerë bukë me çmim të lirë

Evropë

Kriza ekonomike në Turqi – qytetarët krijojnë radhë të gjata për të blerë bukë me çmim të lirë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Kriza ekonomike gjithnjë e më shumë po vërehet te qytetarët e rëndomtë të Turqisë.

Së fundi, në rrjetet sociale janë publikuar disa video që dëshmon se sa e thellë është kriza sociale në shtetin turk.

Qytetarët u dyndën drejt kioskave të bukës për të blerë bukën e lirë që bashkia ka vendosur t’i nxjerr në shitje për 1 lirë turke (6 cent).

Është parë se qytetarët kanë krijuar radhë të gjata para kioskut pavarësisht shiut të madh që po binte në qytetin e Bursës.

Ndryshe, monedha turke sërish është zhvlerësuar, ku një dollar shkëmbehej me 14.78 lira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat