Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë në gjendje të rëndë për shkak të helmimit nga alkooli i falsifikuar në Turqi. 7 nga viktimat humbën jetën në rajonin Esenyurt, përfshi tre shtetas të huaj.
Ministria e Brendshme ka kryer bastisje në disa rajone të vendit ku janë sekuestruar më tepër se 30 mijë litra alkool i falsifikuar.
16 persona janë arrestuar pas kërkimit në 342 adresa të ndryshme, bëri me dije ministri i Brendshëm në një deklaratë zyrtare.
“Në qendër të aksionit ishin grupet kriminale që kanë vënë në rrezik shëndetit publik duke nxjerrë në treg pije alkoolike ilegale dhe të falsifikuara”, tha ministri.
Vdekjet e lidhura me helmimin nga alkooli janë të zakonshme në Turqi, pasi tregu i zi ka lulëzuar për shkak të rritjes së takës mbi pijet alkoolike.
Rakia, pija alkoolike tradicionale e turqve, kushton 250 lira (15 euro) për litër në supermarket, afërsisht sa 10 për qind e pagës minimale neto.
Alkooli kontrabandë shpesh përzihet me metanol, alkool industrial, në vend të etanolit që përdoret zakonisht për konsum njerëzor. Në fund të 2020 më shumë se 40 persona vdiqën brenda një javë në Turqi për shkak të helmimit nga alkooli.