Katër fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një shtëpi në Londër.
Mbeten ende të paqarta shkaqet të cilat çuan në ngjarjen e rëndë. Zjarri ndodhi në orët e vona të natës dhe përfshiu një shtëpi në zonën Sutton në jug të kryeqytetit.
Zjarri u arrit të shuhet për rreth një orë e gjysmë me ndërhyrjen e skuadrës së zjarrfikësve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/17/auto_a21639777012.jpg)
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ata nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra.
Policia e Londrës po heton për të zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë.