Varianti Omicron është duke u përhapur me shpejtësi të dritës në Evropë dhe me shumë gjasa do ta dominojë Francën në fillim të vitit të ri, ka thënë kryeministri Jean Castex.
Ai ka folur të premten mbrëma para se Franca të ashpërsonte masat e udhëtimeve me Britaninë e Madhe.
Britania deri më tani ka qenë vendi më i goditur në Evropë, me 15 mijë raste të konfirmuara me Omicron të premten.
Në krejt kontinentin, zyrtarët shëndetësorë kanë tërhequr vërejtjen për valën e re të infektimeve, shkruajnë mediat e huaja.