Mijëra protestues në Gjermani kundër masave anti-COVID

Evropë

Mijëra protestues në Gjermani kundër masave anti-COVID

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 23:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Mijëra njerëz kanë demonstruar kundër masave të reja në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në disa qytete të mëdha gjermane.

Kundërshtarët e vaksinimeve dhe politikave të qeverisë gjermane për koronavirusin demonstruan në disa qytete gjermane të shtunën.

“Jo vaksinimit të detyrueshëm!” dhe “Larg duart nga fëmijët tanë” ishte shkruar në pankarta.

Vaksinimet për fëmijët kanë filluar në Gjermani, pas rekomandimeve të bëra nga organi më i lartë i vaksinave në vend. Megjithatë, prindërit janë të ndarë për këtë çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat