Greqia planifikon lehtësira për shtëpitë dhe bizneset e goditura nga çmimi i energjisë

Evropë

Greqia planifikon lehtësira për shtëpitë dhe bizneset e goditura nga çmimi i energjisë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Greqia do të sigurojë lehtësim të mëtejshëm financiar për familjet, bizneset dhe fermerët që përballen me rritje të çmimeve të energjisë, tha të shtunën kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.

Çmimet e gazit natyror kanë arritur nivele rekord në muajt e fundit, me kërkesën për energji që tejkalon ofertën ndërsa ekonomitë globale rimëkëmben nga pandemia COVID-19, duke rritur kostot e energjisë, shkruan Reuters.

Greqia ka marrë një sërë masash lehtësimi, duke përfshirë subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për katër muaj që nga shtatori dhe rritjen e një granti për familjet me të ardhura të ulëta për t’i ndihmuar ata të blejnë naftë për ngrohje gjatë dimrit.

“Ne kemi ngritur tashmë një mur të fortë si një mburojë kundër rritjes së çmimeve të energjisë,” tha Mitsotakis gjatë një debati parlamentar përpara votimit për buxhetin e 2022.

“Si përgjigje ndaj rrethanave të reja, po paralajmëroj masa shtesë”, tha ai.

Ato do të përfshijnë subvencione dhe zbritje të mëtejshme në faturat e energjisë për familjet, bizneset dhe konsumatorët me të ardhura të ulëta këtë muaj.

Kostoja totale e masave të ndihmës, përfshirë ato të shpallura të shtunën, është 1.35 miliardë euro, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat