Kupa Arabe, algjerianët festojnë dhunshëm në Paris

Evropë

Kupa Arabe, algjerianët festojnë dhunshëm në Paris

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Adhuruesit e Kombëtareës së Algjerisë nuk e pëfillen masën e ndalimit për grumbullim në Champs-Élysées për të festuar fitoren e Kupës Arabe.

Algjeria mposhti Tunizinë me rezultat 2-0 pas kohës shtesë në finalen e Dohas.

E festën për këtë fitore ata e bën të dhunshme në Paris, ku u desh ndërhyrja e policisë, shkruan Associated Press.

Policia e Parisit tha se 130 persona ishin gjobitur për mosrespektim të këtij urdhëri të lëshuar.

Ai dekret ishte një përgjigje ndaj telasheve dhe sjelljeve të padisiplinuar kur tifozët u mblodhën gjatë ndeshjeve të mëparshme në turne.

Në ato raste, trafiku u ndërpre dhe bomba tymi e predha u drejtuan ndaj policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat