Danimarka njoftoi të premten se do të mbyllte kinematë, teatrot, muzetë dhe ambientet e tjera publike në një përpjekje për të frenuar rastet e reja rekorde të COVID-19 të nxitura nga varianti i ri shumë i transmetueshëm Omicron.
Vendi skandinav ka regjistruar një shifer rekorde prej më shumë se 11 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë një nivel të ri prej më shumë se 2,500 raste të Omicron, tha qeveria në një konferencë për shtyp, shkruan Euronews.
“Teatrot, kinematë, (dhe) sallat e koncerteve do të duhet të mbyllen,” tha kryeministrja, Mette Frederiksen.
“Ne duhet të kufizojmë aktivitetin tonë. Ne të gjithë duhet të kufizojmë kontaktet tona sociale,” tha ajo.
Masat e shpallura të premten ende nuk janë miratuar nga parlamenti.
“Qëllimi ynë mbetet ta mbajmë shoqërinë sa më të hapur,” tha Frederiksen, duke përjashtuar bllokimet si ai i vendosur në pranverën e 2020 pasi tashmë njerëzit janë vaksinuar dhe vazhdojnë të vaksinohen.
Vendi do të mbyllë gjithashtu hapësira të tjera publike si qendrat e konventave dhe parqet argëtuese. Teksa baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 23:00, me ndalim të shërbimit të alkoolit pas orës 22:00.