Italia po shqyrton vendosjen e masave të reja mes shqetësimeve për Omicronin

Evropë

Italia po shqyrton vendosjen e masave të reja mes shqetësimeve për Omicronin

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Qeveria e Italisë po shqyrton masa të reja për të shmangur nj shmangur një rritje të infeksioneve nga COVID-19 gjatë periudhës së festave, raportuan gazetat lokale të dielën, mes shqetësimeve për përhapjen e variantit të coronavirusit, Omicron.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pas një takimi me ministrat që pritet të mbahet më 23 dhjetor, kryeministri Mario Draghi, mund të vendosë një obligim për të vaksinuarit për të treguar një test negativ për të hyrë në vendet e mbushura me njerëz, duke përfshirë disko dhe stadiume.

Mund të kërkohen gjithashtu teste negative për të hyrë në kinema dhe teatro, gjithashtu edhe mbajtja e maskave jashtë.

Sipas rregullave aktuale, njerëzit që janë vaksinuar ose janë shëruar së fundmi nga sëmundja kanë akses të lirë në vendet e brendshme sikurse bare dhe restorante, muze, kinema, klube dhe ngjarje sportive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat