Një i ri anglez goditi me thikë për vdekje vëllain e tij më të vogël në kopshtin e pasmë të shtëpisë së nënës së tyre, pas një zënke për qenin e familjes. Pamjet rrëqethëse janë publikuar në mediat e huaja dhe tregojnë William Campbell, 26 vjeç duke u arrestuar pasi goditi me thikë në gjoks vëllain Samuel, 24 vjeç.
Policia dhe stafi mjekësor shkuan drejt shtëpisë në Silksworth, Sunderland, ku gjetën Samuelin të shtrirë në një pellg gjaku më 18 qershor.
Pamjet e kamerave tregojnë Campbell duke pranuar me qetësi se e goditi me thikë vëllain e tij “nga inati”. Në mënyrë të çuditshme, ai më pas pyeti oficerin për “protokollin” e arrestimit të tij. “E godita me thikë nga inati”.
A man has been convicted of murdering his brother in a drunken rage after a row at their family home.
— Northumbria Police (@northumbriapol) December 22, 2021
William Campbell (pictured) fatally stabbed his younger sibling Samuel after an argument in the garden of their #Sunderland home. Today, a jury found him guilty of murder. (1/3) pic.twitter.com/4iHOOKO5E3
Polici i përgjigjet: “Je i arrestuar”. Campbell pyet: “Çfarë nënkupton kjo? Unë e kuptoj protokollin, por çfarë përfshin kjo? Çfarë duhet të bëj?”
Mjekët përpiqen të shpëtojnë vëllain e tij, i cili më vonë u shpall i vdekur në vendngjarje.
Campbell, nga Stokesley, North Yorks., u shpall fajtor pas një gjyqi njëjavor në Gjykatën e Kurorës së Newcastle.
Fqinjët dëgjuan se Campbell sulmoi vëllain e tij pasi ata u grindën sepse Samuel “i kishte ngritur zërin qenit”. Ai pretendoi se donte që Samueli t’i “kërkonte falje” qenit që i kishte bërtitur, por në vend të kësaj i futi një thikë në gjoks. Campbell po mbahet në paraburgim dhe do të dënohet më 5 janar.