​Në Gjermani presin rritje të numrit të të infektuarve para Vitit të Ri

Evropë

​Në Gjermani presin rritje të numrit të të infektuarve para Vitit të Ri

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach deklaroi se pret një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus para festave të fundvitit.

Lauterbach tha për radio WDR 2 se nuk kishte rritje të madhe dhe të shpejtë të numrit të njerëzve të infektuar me omicron në Gjermani, si në disa vende të tjera evropiane.

Mirëpo, ministri deklaroi se kjo me gjasë do të ndryshojë rreth Vitit të Ri dhe në javën e parë të janarit.

Qeveria gjermane u ka bërë thirrje qytetarëve që të reduktojnë kontaktet gjatë pushimeve dhe të vaksinohen kundër koronavirusit, duke përfshirë edhe dozat përforcuese.

Në Gjermani, 70.7 për qind e qytetarëve ishin plotësisht të vaksinuar dhe 35 për qind morën një dozë përforcuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat