​Franca regjistroi rreth 88.000 raste të reja me COVID-19

Evropë

​Franca regjistroi rreth 88.000 raste të reja me COVID-19

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Franca ka regjistruar rreth 88.000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, që është numri më i madh i të infektuarve të ri në vend që nga fillimi i pandemisë.

"Shifrat e sotme nuk janë të mira," tha ministrja e Shëndetësisë Olivia Veran në një konferencë për media, raporton Reuters.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan gjithashtu se Franca regjistroi 179 vdekje të tjera, ndërsa numri i pacientëve të infektuar në njësitë e kujdesit intensiv arriti në 3208, që është 61 më shumë se një ditë më parë.

Presidenti Emmanuel Macron shpreson se fushata e imunizimit me një dozë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit do të ndihmojë në frenimin e valës së pestë të pandemisë që ka goditur vendin.

Ai gjithashtu u bëri thirrje sot francezëve që “të kujdesen për njëri-tjetrin” dhe të testojnë në institucione apo në shtëpi përpara se të takohen me njerëz të afërt, përballë valës së pestë të COVID-19 dhe variantit omicron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat