Presidenti malazez infektohet me COVID-19

Evropë

Presidenti malazez infektohet me COVID-19

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 12:59
Milo Gjukanoviq

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

Kështu bëri të ditur zyra e tij.

“Kreu i shtetit, 59 vjeç, shfaq vetëm simptoma të lehta dhe po i kryen detyrat e tij zyrtare në izolim në shtëpi”, thuhet në deklaratë.

Gjukanoviq anuloi një takim me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Sentop në Podgoricë për shkak se kishte pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus, raporton atsh. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat