Papa për Krishtlindje: Jepini fund lakmisë

Evropë

Papa për Krishtlindje: Jepini fund lakmisë

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:57
Papa Françesku

Së bashku me Papa Françeskun meshën e Krishtlindjes e kremtuan edhe 26 kardinalë dhe 18 peshkopë. Kjo është mesha e nëntë e Krishtlindjeve që kremton 85-vjeçari Françesku si kreu i kishës katolike.

Në predikimin e tij Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve të jenë të përulur.

"Të mos qajmë për madhështinë, që nuk e kemi. Të pushojmë së ankuari dhe të heqim dorë nga lakmia që na lë gjithmonë të pakënaqur”, tha Papa.

Në sheshin përpara bazilikës së Shën Pjetrit ishin mbledhur për të festuar Natën e Shenjtë rreth 2000 vetë nga e gjithë bota.

Ata e ndoqën meshën e Krishtlindjes në ekrane, sepse autoritetet italiane i kanë shtrënguar masat kundër pandemisë.

Image
Papa Françesku

Për këtë arsye edhe Vatikani nuk e mbajti meshën e Krishtlindjes në mesnatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat