Greqia po vijon të përballet me një situatë shqetësuese prej pandemisë së koronavirusit. Në 24 orët e fundit bilanci ka shënuar 79 të vdekur dhe 4.036 raste të reja.
Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave nga Covid ka vajtur në 20.429. Sipas të dhënave zyrtare, 624 pacientë janë të intubuar. Shqetësues mbetet numri i lartë qytetarëve që kanë nevojë për mjekim spitalor.
Mesatarja ditore e shtrimeve nëpër spitale ka shkuar në 313 pacientë në ditë.
Autoritetet greke po shtrëngojnë më shumë masat për të mbështetur vaksinimin e popullatës, pasi edhe të dhënat e fundit vërtetojnë se pjesa më e madhe e pacientëve në gjendje të rëndë vijnë nga të pavaksinuarit.