“Megjithatë, ndjej mirënjohje të madhe për gjithçka që kam arritur të bëj në dhjetë vitet e fundit”, tha Kurz në atë kohë.
Tani vjen një lajm tjetër për Kurz. Siç shkruan Kronen Zeitung, ish-kancelari ka gjetur një punë të re.
Sipas mediave, Kurz do të nisë punën për një kompani globale me seli në San Francisko në shkurt.
Gazeta shton se Kurz duhet të jetojë një “jetë klasike menaxheriale në rrugën SHBA-Vjenë-Gjermani-Zvicër” në periudhën e ardhshme.
Dhe, për sa i përket politikës, padyshim që është një kapitull i përfunduar për të.