Gjilas: Jam i bindur në fitoren e opozitës në zgjedhjet për kreun e Beogradit edhe presidentin e Serbisë

Evropë

Gjilas: Jam i bindur në fitoren e opozitës në zgjedhjet për kreun e Beogradit edhe presidentin e Serbisë

Nga: F.B Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 10:55
Dragan Gjilas

Kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) Dragan Gjilas ka deklaruar sot se kandidati i opozitës për kreun e Beogradit në zgjedhjet që do të mbahen në prill të vitit që vjen do të jetë figura që është simbol i asja që është kryeqyteti dhe janë i bindur në fitoren e tij, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Gjilas në botimin e sotshëm të gazetës “Nova” ka theksuar se “epilog  identik mund të pritet edhe në garën për presidentin e shtetit”.

“Absolutisht jam i sigurt se kandidatët do të jenë njerëz që qytetarët mund të i mendojnë në pozitat e krye-shefit të qytetit, por edhe për president të shtetit. Kandidati për kryetar të kryeqytetit do të jetë simbol i gjithë asaj që është vetë Beogradi, që realisht është metropol me shpirt. Kandidati për president të Serbisë do të mundësojë ndalimin e ndarjeve në popullin tonë por edhe në shoqëri në përgjithësi”, tha Gjilas.

Ndërsa në lidhje me krahasimin e hulumtimit të porositur nga ai edhe nga të tjerët të publikuar kohë më parë në “Faktor plus” , sipas të cilës Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e Vuçiq pa partner si e vetme do merrte 57 për qind nëse tash do mbaheshin zgjedhjet, Gjilas ka thënë se hulumtimet shërbejnë për të  de-motivuar rivalët e regjimit.

Ai ka shtuar se ata që kanë krye veprime të tilla duhet të përgjigjen para ligjit, pasi në botë kjo ka ndodhur për raste të ngjashme në disa vende që janë në regjion.

“Të gjithë të implikuari në punë të këtilla, do të përgjigjen, ashtu si ka ndodhur në rastet e ngjashme në vendet fqinje edhe regjion si Greqi edhe Austri”, tha Gjilas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat