Greqia “mbërthehet” nga Covid, rreth 22 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Evropë

Greqia “mbërthehet” nga Covid, rreth 22 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Greqia duket se është “mbërthyer” nga COVID-19. 

Mediat bëjnë me dije se në 24 orët e fundit pritet të konfirmohen rreth 22 mijë raste të reja, numri më i lartë ditor që prej fillimit të pandemisë.

Me këto të dhëna, sipas asaj që ka deklaruar më herët ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, ditën e nesërme pritet të vendosen masa të reja që do të jenë në fuqi edhe në natën e ndërrimit të viteve.

Masat do të vulosen pikërisht ditën e nesërme, në një takim ekspertësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat