Italia vijon të regjistrojë shifra rekord: 144,243 të infektuar dhe 155 raste fatale në 24 orë

Evropë

Italia vijon të regjistrojë shifra rekord: 144,243 të infektuar dhe 155 raste fatale në 24 orë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali është regjistruar një rekord tjetër rastesh ditore me koronavirus.

Nga 1.2 milionë teste të kryera,  u regjistruan 144,243 raste pozitive për Covid-19. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se rastet fatale për sot janë 155 kurse të shëruarit janë 22,579.

Kurse, sa i përket situatës në spitale në njësitë e kujdesit intensiv  u shtruan sot edhe 34 pacientë kurse në pavijonet e tjera Covid u shtruan edhe 284 pacientë. Shkalla e pozitivitetit ishte 11.8%.

Raste aktive në të gjithë vendin janë 900,984, 121,521 më shumë se një ditë më parë. Kurse që nga fillimi i pandemisë numri total i të infektuarve është 6,125,683 ndërsa bilanci i viktimave është 137,402.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat