Mbi 30 mijë të infektuar dhe 59 raste fatale në 24 orë në Greqi

Evropë

Mbi 30 mijë të infektuar dhe 59 raste fatale në 24 orë në Greqi

Më: 1 janar 2022 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Greqia ka regjistruar 30,010 raste pozitive për Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se prej rasteve të konfirmuara sot, 20 u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Kurse totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 1,240,862, prej të cilëve 50.3% janë meshkuj.

Sa i përket rasteve të regjistruara në shtatë ditët e fundit, raportohet se 226 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 1,278 të tjerë kanë qenë raste kontakti.

Rastet fatale për sot ishin 59 dhe që nga fillimi i pandemisë bilanci shkon në 20,849. Prej tyre, 95.1% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. Numri i pacientëve që po marrin trajtim në intubim është 620 (60.2% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 63 vjeç. 80.2% kanë një sëmundje shoqëruese dhe/ose janë mbi 70 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat