Franca mori këtë të shtunë presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Presidenti Emanuel Makron, bëri thirrje për një Europë më të fortë dhe të bashkuar.
"Kontinenti ynë është kritikuar shumë gjatë viteve të fundit. Thonë se është i përçarë dhe i paaftë për projekte kolektive.
Por kriza e covid 19 ka treguar se Europa jonë jo vetëm është e dobishme por gjithashtu një burim shprese, tha Macron, i cili pas rreth katër muajsh do të përballet me zgjedhje në vendin e tij.
Ekspertët thonë se marrjen e Presidencës së radhës së BE-së, Macron mund ta përdorë për fushatën e tij.
"Mund të mbështeteni në angazhimin tim të plotë se kjo periudhe, e cila vjen vetëm një herë në 13 vjet, do të jetë periudhë progresi për ju, – tha Macron, para se të rendiste priritetet e tij kryesore si kontrolli i kufijeve, mbrojtja europiane, ndryshimet klimatike dhe barazia gjinore.
E ndërsa foli edhe për zgjedhjet e prillit, ku bëri thirrje që vendi të vijonte të qëndronte i bashkuar, Macron e mbylli fjalimin e tij duke thënë "Jetë të Gjatë Europës, Republikës dhe Francës".
Ndërkohë, për të shënuar fillimin e presidencës gjashtëmujore të BE-së, ndërtesat historike në të gjithë vendin u ndriçuan me flamurin e BE-së, përfshirë Pallatin Elize dhe Kullën Eifel.
Autoritetet anulluan spektaklin tradicional të fishekzjarreve që zhvillohej çdo vit në Paris dhe në të gjithë vendin u mbyllën klubet e natës për shkak të pandemisë së koronavirusit.