Përhapja e Omicron, maskat të detyrueshme në shkollat britanike

Evropë

Përhapja e Omicron, maskat të detyrueshme në shkollat britanike

Më: 2 janar 2022 Në ora: 14:31
Britani

Omicron po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe e si rrjedhojë në Britani të Madhe maskat do të jenë të detyrueshme në çdo klasë, derisa po hartohen plane që lidhen me mungesën deri në një të katërtën e punonjësve të sektorit publik.

Masat vijnë pasi shefi i Shëndetësisë paralajmëroi se, ditët në vijim janë vendimtare në luftën për të reduktuar ndikimin e variantit më të transmetueshëm të koronavirusit , pasi stafi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar – NHS ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë dhe intensive.

Ministri i Arsimit Nadhim Zahawi tha se, varianti i ri i koronavirusit paraqet sfida, ndërsa shtoi se qeveria po ndërmerr hapa për të forcuar mbështetjen tonë për shkollat, në një përpjekje për të minimizuar ndërprerjen e mësimdhënies, pas kthimit të studentëve në klasat e tyre nga pushimet e Krishtlindjeve.

Maskat do të do të jenë të detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme në klasat e Anglisë, pas rekomandimit të tyre në zonat komunale për studentët dhe stafin.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka ngarkuar ministrat të zhvillojnë plane të forta emergjence për mungesën e punonjësve në vendin e punës, pasi qeveria pranoi se nivelet e larta të COVID-19 mund të godasin rëndë bizneset gjatë javëve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat