​Bullgaria zbulon 12 rastet e para të variantit omicron

Evropë

​Bullgaria zbulon 12 rastet e para të variantit omicron

Më: 2 janar 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Sot, Bullgaria zbuloi 12 rastet e para të variantit omicron të virusit korona, tha kryeinspektori shëndetësor bullgar Angel Kunçev.

"Ne kemi konfirmuar një variant të ri në mostrat e 12 personave," tha ai në një konferencë për media.

Kunçev tha se personat ishin të infektuar kryesisht në Sofje.

Gjithashtu, ai tha se të infektuarit kishin simptoma të lehta dhe se askush nuk ishte shtruar në spital, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat