Në Francë janë konfirmuar sot 58.432 raste të reja me koronavirus në një periudhë prej 24 orësh.
Kjo shifër është dukshëm më pak se në katër ditët e mëparshme, kur mbi 200.000 persona sëmureshin çdo ditë.
Në ditët pas Vitit të Ri, u konfirmua tendenca rënëse e numrit të të infektuarve rishtazi, ndonëse një rënie e mprehtë e numrit të rasteve të reja të zbuluara nuk do të thotë domosdo ndryshim në trend, raporton Reuters.
Mesatarja javore e rasteve të reja në Francë arriti një nivel të ri prej 162.041, që është pesë herë më shumë se në periudhën e mëparshme.