Një ngjarja e rëndë është regjistruar natën e ndërrimit të viteve në kufirin mes Iranit dhe Turqisë.
Mediat turke shkruajne se një grua me origjinë nga Afganistani ndërroi jetë për shkak të të ftohtit pasi i kishte veshur rrobat e saj fëmijëve në mënyrë që të mos kishin ftohtë.
Nëna së bashku me fëmijët e saj po përpiqeshin të arrinin kufirin turk, për një jetë më të mirë.
Sipas mediave turke, trupi i saj bashkë me dy fëmijët, njëri 8 vjeç dhe tjetri 9 vjeç u gjetën në një fshat në kufi me Turqinë nga rojet kufitare të Iranit.
Ata zbuluan se gruaja i kishte mbledhur këmbët e saj me qese, ndërkohë që i kishte dhënë fëmijëve çorapet për të mos patur ftohtë.
Dy fëmijët u gjetën në gjendje të mirë shëndetesore dhe po marrin shërbim nga mjekët lokalë.