​Gjatë Presidencës së BE-së, Franca do të jetë shembull në zbatimin e masave kundër koronavirusit

Evropë

​Gjatë Presidencës së BE-së, Franca do të jetë shembull në zbatimin e masave kundër koronavirusit

Më: 3 janar 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Franca, e cila mori Presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Sllovenia më 1 janar, do të jetë shembull në zbatimin e masave kundër epidemisë së koronavirusit, njoftuan sot autoritetet franceze në faqen e dedikuar për kryesia e BE-së.

Për të reaguar në kohën e duhur ndaj zhvillimit të situatës me koronavirusin, takimet e zyrtarëve të autoriteteve franceze në krye të presidencës së BE-së dhe përfaqësuesve në Bruksel do të mbahen çdo javë.

Në këtë mënyrë do të formulohen rekomandime për formatin e takimeve në kuadër të presidencës së BE-së, të cilat do të mbahen në Francë. Këto rekomandime do të jenë të vlefshme për vetëm katër javë dhe më pas do të rishikohen në përputhje me situatën epidemiologjike.

Në varësi të epidemisë së koronavirusit, takimet do të jenë virtuale, me prani fizike ose me kombinim të dy formateve.

Në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike, kabineti i kryeministrit francez Jean Castex njoftoi se deri më 23 janar në vend do të mbahen vetëm takime shumë të rëndësishme me prezencë fizike, me një numër të reduktuar delegacioni.

Autoritetet franceze shtuan se delegacionet e huaja që vijnë në Francë do të duhet të respektojnë rregullat e vlefshme të udhëtimit, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat