Aktori grek Spyros Hatziangelakis është arrestuar, pasi dyshohet se ka telefonuar policinë natën e ndërrimit të viteve, duke raportuar se kishte parë një bombë brenda teatrit, njoftim i cili shkaktoi panik.
Pas mesazhit, në vendngjarje mbërritën forcat e OPKE-së duke nisur evakuuimin e teatrit.
Mirëpo, më vonë deklaroi se ishte thjesht një shaka dhe se nuk ka asnjë bombë të aktivizuar.
Për pasojë, 36-vjeçari kërkoi falje publike për zemërimin që shkaktoi te njerëzit.