Shteti që do të testojë vaksinën e re kundër Covid-19 në formën e një leukoplasti

Evropë

Shteti që do të testojë vaksinën e re kundër Covid-19 në formën e një leukoplasti

Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:24
Secili nga 326 vullnetarët që do të marrin vaksinën do të ndiqet për 6 muaj

Një vaksinë kundër Covid-19 në formën e një leukoplasti do të testohet në “Unisanté di Losanna”, Zvicër në 26 vullnetarë më 10 janar.

Sipas medieve zvicerane vaksina e gjeneratës së re funksionon me një parim ndryshe nga vaksinat aktuale dhe nuk përdor mRna.

Ilaçi synon të nxisë imunitetin qelizor dhe jo prodhimin e antitrupave duke u mbështetur në limfocitet për të eleminuar qelizat e infektuara me virus dhe për t’i parandaluar ato të riprodhohen.

“Kjo është një vaksinë plotësuese e vaksinave ekzistuese dhe nuk synon t’i zëvendësojë ato,” tha Alix Miauton, kreu i provës klinike.

“Objektivi i eksperimentit”, shpjegoi ai, “është të përcaktojë nëse vaksina është e sigurt dhe nuk shkakton efekte anësore serioze.”

Secili nga 326 vullnetarët që do të marrin vaksinën do të ndiqet për 6 muaj dhe në fazën e parë vaksina nuk do të ketë formën e një leukoplasti, por do të administrohet duke përdorur mikrogjilpër.

Rezultatet e para do të jenë të disponueshme në qershor dhe nëse provat klinike të fazave 1, 2 dhe 3 japin rezultate të kënaqshme atëherë vaksina përfundimtare do të jetë e disponueshme jo më herët se viti 2025, shkruan Tg Com.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat