Presidenti i Polonisë infektohet me Coronavirus për së dyti

Evropë

Presidenti i Polonisë infektohet me Coronavirus për së dyti

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:26
Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, njoftoi një ndihmës i tij i lartë të mërkurën, pasi disa persona përreth tij gjithashtu u infektuan.

“Presidenti ndihet mirë, nuk është i sëmurë seriozisht dhe ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore”, tha ndihmësi i tij, Pawel Szrot, duke shtuar se Duda ndodhet në izolim.

Duda ishte infektuar me koronavirus edhe në tetor të vitit 2020, shkruan Reuters.

Ndryshe, Polonia ka raportuar numër më të ulët të rasteve ditëve të fundit, por ky mund të jetë efekt i zvogëlimit të numrit të testimeve në periudhën e festave.

Varianti Omicron ende nuk është përhapur shumë në Poloni. Ministria e Shëndetësisë tha të martën se vetëm 2.5 për qind e rasteve janë me këtë variant, por pritet që ai të bëhet mbizotërues nga fundi i janarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat