Ministrja boshnjake thotë se sonte pritet publikimi i sanksioneve amerikane

Evropë

Ministrja boshnjake thotë se sonte pritet publikimi i sanksioneve amerikane

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:14
Bisera Turkoviq

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq, ka thënë se sot pritet të bëhen publike sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa persona nga Bosnja e Hercegovina.

“Nuk do të flisja për sanksionet, përveç asaj që ato pritet të bëhen publike në mbrëmje. Por është koha e atyre që qëndrojnë prapa sanksioneve, të qartësojnë detajet e listës së etniteteve ndaj të cilave sanksionet do të aplikohen”, ka thënë Turkoviq.

Ajo beson se, lidhur me sanksionet, ekziston një qëndrim i harmonizuar midis SHBA-së dhe BE-së, duke deklaruar se ky nuk është fundi, por fillimi i vendosjes së sanksioneve.

Për muaj, është folur për sanksione amerikane dhe evropiane kundër udhëheqësve politikë në Bsnje e Hercegovinë që dyshohet se po kontribuojnë në destabilizimin e gjendjes në Bosnje dhe që dyshohet se janë të përfshirë në proceset e korrupsionit.

Një nga emrat e shumëpërfolur që potencialisht mund t’i vendosen sanksione është Millorad Dodiku i “Republika Srpskas”, i cili ka muaj që po bën përpjekje për shkëputjen nga Bosnja e Hercegovina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat