Binjakët e njohur në Francë, Grichka dhe Igor Bogdanoff kanë vdekur vetëm pak ditë ndaras nga njëri-tjetri.
Mediat e huaja raportojnë se autorët e njohur të emisioneve të shkencës, kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19,.
Binjakët 72 vjeçar nuk kanë qenë të vaksinuar kundër Covid-19.
Të afërm të tyre kanë bërë të ditur se ata ishin të bindur se janë plotësisht të shëndetshëm dhe se nuk kanë nevojë për vaksinim, por në dhjetor u shtruan në spital.
Ani pse ende nuk është specifikuar shkaku i vdekjës, që të dy ishin të infektuar me koronavirus.