Varianti i ri Omicron ka sjellë një sfidë të re në luftën kundër Covid-19. Sipas ekspertëve, Omicron nuk del në një përqindje shumë të madhe të testeve të shpejta, duke e bërë gati të padobishme.
Profesori italian Guido Rasu, në një prononcim për gazetën italiane “La Stampa”, tha se varianti i ri Omicron se ka të ka të ngjarë t’i shpëtojë më shpesh diagnostikimit të testeve të shpejta.
“Tanimë shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”, ka shtuar ai më tej.
Sipas “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “false negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të