Përderisa tenisti me shtetësi Novak Gjokoviq vazhdon të përjetojë dramë në Australi, ku ishte nisur për të marr pjesë në “Australian Open” dhe që pushtetarët atje nuk e lejojnë për shkak të protokollit të covidit duke mos i dhënë leje për hyrje, vazhdojnë vajtimet në lidhje me trajtimin e tij në mediet serbe, pot lideri i social-demokratëve e ka quajtur gomari pasi ai nuk lshtë vaksinuar, shkruan “Espreso”, transmeton “Bota Sot”.
Çanak shkruajnë mediet e ka fyer rëndë Gjokoviqin duke e quajtur gomar.
Gjokoviq tash e dy ditë po mbahet në një ndërtesë për emigrantët, pasi ai nuk ka plotësuar kriteret e parashikuara me protokollin e Covid-it dhe nuk është vaksinuar si mbrojtje nga pandemia.
Autoritetet australiane nuk i lejojnë hyrje dhe nuk i kanë dhënë vizë tenistit serb, ndërsa lidhur me këtë mediet serbe vazhdojnë të vajtojnë për këtë masë ndaj tenistit të tyre dhe duke e vlerësuar si të papranueshme.
Lideri i social-demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak në profilin e tij në rrjetin social “Tviter” ka shkruar se nuk është me rëndësi që Gjokoviq është serb, por e tmerrshme është trajtimi i tij në mbajtje për shkka se nuk është vaksinuar, sikur i pengon fakti se tenisti serb trajtohet si serb.
Çanak me këtë rast e ka fyer edhe sharë tenistin më të mirë serb duke e quajtur gomar.
“Trajtim i tmerrshëm ndaj serbit”!! Ndaj serbit!! Po nuk është i tmerrshëm trajtimi se është serb, por se është gomar edhe nuk është vaksinuar”, shkroi Çanak.